English

Kameron: Genocidi në Srebrenicë, turpëroi Evropën

Londër, 11 korrik, NOA - “Masakra e Srebrenicës nuk duhet harruar kurrë dhe ajo është një gjenocid që ka turpëuruar gjithë Evropën”, ka thënë sot, në përkujtimin e 15 vjetorit të masakrës,. kryeministri britanik, Dejvid Kameron.

“Të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit, u shpreh keqardhjen time të thellë”, thuhet në reagimin zyrtar të kryeministrit britanik.

“Për hir të viktimave, jemi të obliguar që t'i kërkojmë pandalur të akuzuarit për këtë krim, derisa ata të sillen para drejtësisë. Qeveria britanike nuk do t'i ndalë përpjekjet për të sjellë Ratko Mlladiçin para Tribunalit të Hagës, por edhe të arratisurit e tjerë, si Goran Haxhiç”, është shprehur shefi i qeverisë britanike.

Nga ana tjetër ai ka theksuar se është e rëndësishme që Bashkimin Europian, si pjesë e detyrës së tij të mundësojë dhe ndërtimin e rajonit.

NOA

KOMENTE