English

Kërkohej nga policia, vetëvritet 37-vjeçari

Londër, 11 Korrik 2010 NOA - Ka përfunduar në një mënyrë tepër dramatike jeta e një ndër personave më të kërkuar të historisë britanike. Raul Moat, 37 vjeçari i cili kishte deklaruar “luftë ndaj policisë”, kreu vetëvrasje pas rreth gjashtë orësh në negociata me agjentët e policisë, të cilët natën duke hyri dita e djeshme e kishin rrethuar atë në një lumë në Rothbury, në veri të Newcastle.

Policia nuk ka hapur zjarr dhe nuk ka pasur të plagosur të tjerë. Ai është transferuar menjëherë në spital, por aty gjeti vdekjen. Fundjavën e kaluar, Raul sapo kishte dalë nga burgu dhe menjëherë kishte shkaktuar vrasjen e të fejuarit të ish partneres së tij. Krahas tij kishte plagosur një grua dhe një polic tjetër.

Nga raportimet e mediave angleze mësohet se 37 vjeçari, dukshëm i shqetësuar, arsyetojë veprimin që kreu duke thënë se çifti i kishte marrë tre fëmijët.

Në një shënim prej 49 faqeve ai kishte shkruar: “Mendoj se kam humbur, nuk jam duke u larguar, do të vazhdoj të vras policë derisa të vdes. Më kanë ndjekur përgjatë gjithë jetës dhe tashmë e kam radhën unë”.

r.b/NOA

{youtube}emn0_uNXLK0{/youtube}

KOMENTE