English

Kodra: Rritja e pagave, realizim i premtimit të LSI

Tiranë, 11 korrik, NOA – Zëvendësministrja e Punës dhe Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Filloreta Kodra u shpreh sot se program i LSI-së është vënë në zbatim, duke ju referuar vendimeve të fundit të qeverisë.

Në një konferencë për mediat ajo theksoi se më të dukshme, realizimet e premtimeve të LSI-së janë në aspektin social.

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, mbështetja e grave dhe krijimi i mundësive të tyre për punësim, mbështetja ndaj personave më aftësi të kufizuar dhe rritja e pagave dhe pensioneve, janë disa nga pikat në të cilat Kodra është ndalur, duke theksuar se këto kanë qenë dhe pjesë e programit të LSI-së gjatë fushatës.

Vendimin e fundit të qeverisë për rritjen e pagave, Kodra e ka vlerësuar si një tjetër realizim të premtimeve elektorale të LSI-së.

“Rritja e pagave si burim i mirëqenies së qytetarëve ka qenë dhe vazhdon të jetë prioritet i LSI dhe i qeverisë së koalicionit; Pagat e mjekëve rriten me 11 për qind; e infermierëve me 9 për qind; rrogat e mësuesve do të rriten me 6 për qind. Pagat e ushtarakëve nga 4 deri në 5.2 për qind”, u shpreh Kodra.

Ajo ka vlerësuar se dhe rritja e nivelit të pensioneve është një elementë tjetër që tregon diksionin social të qeverisjes dhe kontributin real të LSI-së.

Duke u ndalur në rritjen e pensioneve ajo ka thënë se të ardhurat e pensionit maksimal të fshatit janë bërë 10890 lekë në muaj.

Në këtë linjë Kodra ka shtuar se “Projekt Ligjin ‘Për statusin e moshës së tretë’, nismë e LSI, është nisur për mendim në ministritë e linjës dhe bëhet gati për tu dërguar në Këshillin e Ministrave për miratim”.

NOA

KOMENTE