English

Kolumbi, vriten 12 rebelë të FARC

Tolima, Kolumbi, 11 korrik, NOA - 12 rebelë, që kishin marrë përsipër mbrojtjen e ish-komandatit të FARC në Kolumbi, Gijermo Saens, u ekzekutuan nga ushtria kolumbiane.

Operacioni i sotshëm në krahinën Tolima, u krye nga flota ajrore në bashkëpunim me ushtrinë dhe policinë.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes të Kolumbisë, pas operacionit në terren u gjetën trupat e 8 burrave dhe 4 grave, pjesë e grupit rebel.

Sipas mediave vendase, forcat e sigurisë në Kolumbi kanë ngushtuar mjaft rrethin në kërkim të kreut të FARC ( Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë).

Arrestimi ose vrasja e tij mund të rrisë ndjeshëm popullaritetin e presidentit të sapozgjedhur, Huan Manuel Santos, i cili pritet të betohet dhe të marrë detyrën muajin e ardhshëm.

mit/NOA

KOMENTE