English

Maqedoni, bie mbështetja e qytetarëve për hyrjen në BE

Shkup, 11 korrik, NOA – Vetëm 75 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë të mendimit se vendi duhet të hyjë në Bashkimin Europian.

Hyrja në familjen evropiane mbetet njëra nga dëshirat e qytetarëve të Maqedonisë, por me një intensitet më të ulët, në krahasim me muajt e mëparshëm.

Dy muaj më parë, anketa e Instituti “Pavel Shatev” tregoi se 82 për qind e qytetarëve të vendit e mbështesin integrimin e Maqedonisë në Bashkim Evropian.

Anketa e Institutit për Hulumtime Politike tregon se 35 për qind e qytetarëve mendojnë se Maqedonia ende nuk është e gatshme për hyrje në familjen evropiane.

Sipas kësaj ankete qytetarët e Maqedonisë presin që të ulet papunësia dhe të përforcohet demokracia në vend.

NOA/INA

KOMENTE