English

Mashkulli ideal për femrat, fytyra është ajo e Johnny Deep

Hollivud, 11 Korrik, NOA - Një studim i kohëve të fundit ka treguar se si dëshironin femrat të ishte partneri i tyre ideal.

Kështu, pas përfundimit të testit ka rezultuar se 61% e të anketuarave, kërkojnë që fytyra të jetë pikërisht ajo e Johnny Deep.

Flokët më të bukura në botë i përkasin David Beckham dhe kjo në bazë të 42% të femrave të intervistuara.

Kurse përsa i përket krahëve dhe duarve preferohen ato të Rafael Nadal (63).

Gjoksi i përkryer dhe kraharori më i pëlqyer është ai i Daniel Craig.

Në këtë mozaik imazhesh, femrat kanë vendosur dhe shpatullat e Taylor Lautner (31%) muskujt e barkut të Ryan Reynolds (54%) dhe këmbët e Frank Lampard (32%).

r.b/NOA

KOMENTE