ME SHUME FOTO, TE GALERIA
Srebenicë, 11 Korrik 2010 NOA Update - Zv. Kryeministri dhe MPJ Meta mori pjesë në Përkujtimin e 15 vjetorit të Masakrës së Srebrenicës. Gjatë ceremonisë së përkujtimit, z. Meta u prit nga Presidenti i Bosnje-Hercegovinës, z. Haris Silajdzic ku së bashku me krerë të tjerë të shteteve si Presidenti turk Erdogan, Ministri i Jashtëm francez Kushner, Presidenti serb Tadic, etj, vizituan memorialin dhe ekspozitën në nderim të viktimave të tragjedisë së Srebrenicës.
Gjithashtu, z. Meta bëri homazhe duke vendosur një kurorë me lule pranë përmendores së ngritur në kujtim të viktimave dhe mori pjesë në ceremoninë e ri-varrosjes së eshtrave të 775 viktimave të luftës.
Pas ceremonisë përkujtimore, z. Meta dhe një prononcim për mediat: “Nuk mund të mungoja në këtë përvjetor shumë të rëndësishëm të Tragjedisë së Srebrenicës, që është krimi më i madh kundër njerëzimit që pas luftës së dytë botërore”, - tha z.Meta.
Ai pohoi se gjendej atje, për të shprehur solidaritetin tonë me të gjithë popullin e Bosnjes dhe me familjarët e viktimave, por njëkohësisht edhe të theksojë angazhimin, që duke përkujtuar ngjarje te tilla kaq tragjike, që nuk kanë ndodhur shumë larg në të kaluarën.
“Njëkohësisht, duhet të mësojmë se si të mos përsëriten më ngjarje të tilla, dhe njëkohësisht të garantojmë një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e Bosnjes, qytetarët e rajonit dhe për fëmijët tanë”, - tha z.Meta.
r.n/NOA