Beograd 11 korrik, NOA – Pas deklaratës së djeshme të presidentit serb Boris Tadiç kundër shtimit të forcave speciale të Kosovës në Mitrovicë, zyrtarë të lartë të Beogradit kanë përforcuar sot qëndrimin e tyre duke deklaruar se “Serbia nuk mund t’i mbyllë sytë përpara dhunës që po ushtrohet ndaj serbëve të Kosovës”.
Kjo deklaratë që cënon direkt ministrin e Brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi u artikulua nga homologu i tij serb, Ivica Daçiç.
Sipas Daçiç Serbia është tërësisht kundër urdhrit të ministrit kosovar, Rexhepi për për dërgimin e forcave speciale policore në veri të Kosovës.
Duke iu referuar situatës së nderë në Mitrovicë, Daçiç theksoi se shtimi i forcave të Kosovës do të nënkuptonte pse jo përdorimin e metodave të dhunshme përdrejt serbëve të irrituar duke destabilizuar tërë rajonin.
Deklarata e ministrit të Brendshëm të Serbisë, është mbështetur edhe nga sekretari shtetëror për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, i cili cili në këtë kontekst tha se “çdo përpjekje e shqiptarëve për të përdorur forcën në veri të Kosovës, mund të sjellë reagime të paparashikueshme, të serbëve që jetojnë në Mitrovicë.
mit/NOA