English

Ndalohen shtatë vajza shqiptare në një hotel në Tetovë

Tetovë, 11 korrik, NOA - Policia e Maqedonisë në një operacion të saj ka ndaluar shtatë shtetase shqiptare të cilat po punonin ilegalisht në hotelin “Beli” në rrugën lokale Tetovë- Falishtë.

Gjatë këtij operacioni janë ndaluar edhe shtatë maqedonase. Sipas mediave maqedonase ndalimi është bërë sepse punonjëset nuk kishin leje pune.

Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe pas kontrollit të ushtruar policia ka zbuluar dhe vajzat nga Shqipëria. Ndalimi i tyre është bërë pasi nuk kishin vend leje qëndrimi për në Maqedoni.

Mediat maqedonase raportojnë se vajzat u ndaluan së bashku me pronarin e tyre, shtetasin me inicialet A.Z, 24 vjeç nga Tetova. Shtatë vajzat do të kthehen në Shqipëri sipas ligjit të shtetit Maqedonas.

NOA/INA

KOMENTE