English

Ndërron seksin që të shpëtojë nga martesa që i rregulluan prindërit

Nju Delhi, Indi, 11 Korrik 2010 - Një avokate nga India e ka ndryshuar gjininë e saj, pasi që kjo ka qenë mënyra e vetme t'i shmanget martesës të cilën e kanë dakorduar prindërit e saj.

"Më mirë të jem mashkull, sesa si grua të vuaj në martesë të imponuar", deklaroi avokatja tridhjetëvjeçare e cila ka kërkuar të mos zbulohet identiteti i saj.

Mjekët nga spitali në Bubanshevar deklaruan se fillimisht nuk kanë dashur ta kryejnë operacionin, por se në fund janë pajtuar.

Ata e kanë kryer operacionin pasi e kanë kuptuar se gruaja do të bëjë vetëvrasje nëse martohet. /NOA-INA

KOMENTE