English

Nis nesër shërbimi i numrit jeshil apo “Linja Direkte” me publikun

Tiranë, 11 korrik, NOA – Nesër nis shërbimi i numrit jeshil i njohur si “Linja direkte”, i cili në funksion të transparencës dhe luftës kundër korrupsionit do t’u sigurojë qytetarëve mundësinë e ankimimit në mënyrë të drejtpërdrejtë kundër zvarritjeve apo praktikave korruptive të administratës.

Këtë njoftim e bëri sot Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP), e cila thekson se nëpërmjet numrit jeshil, qytetarët do të mund të depozitojnë vetë, mesazhet dhe ankesat që kanë sa i përket vonesave dhe shërbimeve të papërshtatshme të ushtruara ndaj tyre.

ZQRPP, nënvizon në këtë kontekst se qytetarët mund të denoncojnë të gjitha praktikat korruptive në numrin jeshil, duke i dhënë mundësi kësaj zyre të përpunojë informacionin dhe të adresojë qytetarin për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme në përputhje me ligjet dhe rregullat.

Numri jeshil apo “Linja direkte”, ka në qendër të funksionimit të saj komunikimin efikas dhe të ndërsjellë me qytetarët në përputhje me përmbushjen e rregullave dhe përmbajtjen e etikës.

“Linja Direkte”, mundëson një komunikim me publikun përmes dsisa rrugësh:

Mesazhe zanorë në numrin e telefonit të ZQRPP-së, ++ 355 (0) (4 ) 2403305;

SMS, në numrin mobile (celular) ++ 355 (0) 67 20 20 234

E-mail në adresën elektronike e-mail: ankesa@zrpp.gov.al;

Regjistrimin e mesazheve në faqen zyrtare të internetit të ZRPP-së, ëëë.zrpp.gov.al

Nëpërmjet “Linjës Direkte”, ZQRPP-ja, do të pranojë ankesa dhe mesazhe nga komunikimi me publikun, që përmbajnë informacione të vlefshme: ku të deklarohet subjekti i mesazhit, apo i ankesës; emri i personit që e lëshon; numri i tij telefonit; adresa e e-mailit në rast të ekzistencës; adresa e saktë të banimit dhe teksti i mesazhit apo ankesës së denoncuesit.

Sipas Zyrës së regjistrimit të Pasurive të Palujtshme, numri jeshil, apo “Linja Direkte” konsiderohen edhe një ndihmë edhe për vetë ZQRPP-në, për të adresuar dhe evidentuar problemet mundshme të saj.

Për efikasitetin e procesit është përgatitur tashmë edhe fushata dhe strategjia e informimit publik për “Linja Direkte”, e cila do të mundësojë:përcaktimin e problemeve ekzistuese; planifikimin dhe programimin; marrjen e masave dhe komunikimin dhe vlerësimin e programit të komunikimit.

Projekti, nëpërmjet sistemit të numrit jeshil, parashikon dhe mundëson, “depozitimin”, “vlerësimin”, “përpunimin”, “bashkëpunimin”, “zgjidhjen e problemit”, “kthimin e përgjigjes”, si edhe “mbylljen me sukses”, të mesazheve dhe ankesave të mundshme të mbërritura nga qytetarët e mbarë vendit.

mit/NOA
KOMENTE