English

Palestinezët kundërshtojnë bisedimet direkte me Izraelin

Ramallah (Palestinë), 11 korrik, NOA - Qeveria palestineze ka hedhur poshtë kërkesat e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit për të negociuar për vendosjen e paqes. “Së pari duhet të arrihen përparime në bisedimet indirekte që po zhvillohen”, - tha presidenti palestinez Mahmud Abaz në Ramallah.

Si temë ai paralajmëroi çështjen e sigurisë dhe të kufijve të një shteti të ardhshëm palestinez.

Prej dy muajsh i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, George Mitchell po përpiqet të ndërmjetësojë me diplomaci mes dy vendeve. Veçanërisht të diskutueshme janë vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të Jordanit.

NOA/DV

KOMENTE