English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 11 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" PRESIDENTI SERB, TADIQ, KA REAGUAR NDAJ ZOTIMEVE TË MINISTRIT REXHEPI PËR VENDOSJE TË RENDIT NË VERI TË KOSOVËS - DËRGIMI I NJËSIVE SPECIALE NË VERI ALARMON BEOGRADIN - Planet e Prishtinës për përforcime policore në veri të Mitrovicës, përfshirë edhe dërgimin e njësive speciale, kanë nxitur reagimin e menjëhershëm të presidentit serb, Boris Tadiq. Ai i ka quajtur këro plane "luftënxitëse". Ministri Bajram Rexhepi e ka cilësuar këtë reagim "të frustruar" dhe ka insistuar që presidenti serb "nuk mund të ndërhyjë në punët tona të brendshme" Tituj të tjerë: -Thaçi: Ndarja do të kishte efekt zinxhiror -Ekonomistëve të policisë nuk u del matematika -Gjyqtarët që nuk janë riemëruar synojnë avokatinë -Presidenti rrezikon të injorohet nga opozita -AAK nuk e di se sa anëtarë të Kryesisë i ka -Khedira i siguron Gjermanisë vendin e tretë Foto lajmi: Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar të shtunën në Dubrovnik se nga GJND-ja pret të konfirmojë dhe të qartësojë të drejtën legjitime të popullit të Kosovës për të qenë i lirë dhe i pavarur. "Bota Sot" POLICIA E KOSOVËS DHE FSK-ja TË GATSHME PËR MBROJTJEN E VERIUT - Rexhepi: Njësitë Speciale të policisë në çdo pjesë të vendit Tituj të tjerë: -Thaçi e Berisha: Kufijtë janë të paprekshëm - Kundër shkëmbimit të territoreve -Verun, më nuk mund ta mbajnë peng ndërkombëtarët -Thaçi i bën thirrje Serbisë ta pranojë Pavrësinë e Kosovës - Përfundoi saniti i Dubrovnikut -Doganat dështojnë të mbledhin 70 milionë euro! - Bien të hyrat buxhetore në gjashtë mujorin e parë -Klojs-DioGuardi: Shqiptarët, shpëtimtarë të hebrenjve "Kosova Sot" HASHIM THAÇI: NUK SHKËMBEJMË TERRITORE - Samiti në Kroaci, kryeminsitri kosovar i përgjigjet idesë serbe - "Nëse tolerojmë ndryshimin e kufijve, atëherë do të ketë një efekt zinxhiror dhe pasoja për tërë rajonin. Pasojat do të ndihen në Maqedoni, Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bonsjë. Secili vend i rajonit ka Mitrovicën e vet", ka thënë kryeministri Thaçi Tituj të tjerë: -Editoriali - Izolimi i shtetit fqinj -Buxheti humb milionat nga barnat kontrabandë -Udhëheqësit e shtetit, të papërcaktuar për pushime "Express" NË VALË TË PRIVATIZIMIT - Janë caktuar kriteret dhe format e privatizimit të PTK-së. Përparësia më e madhe e konkurrentëve do të jetë shuma e parave që ofrojnë. Tituj të tjerë: -Bashkë për integrime - Samiti i Dubrovnikut rikonfirmoi vullnetin e shteteve të rajonit për të qenë bashkë në proceset integruese euro-atlantike. Në këtë takim, Kosova është përfaqësuar nga Kryeministri Hashim Thaçi. Në fjalën e tij, Shefi i Qeverisë tha se pavarësia ka hapur horizonte të reja për vendin. Sipas tij, GJND do të qartësojë të drejtën legjitime të kosovarëve për të qenë të lirë dhe të pavarur. -Rrëfehet Miletiq - Prokuroria Speciale e EULEX-it, të premtën ka marrë përsipër dosjet për protestën e dhunshme në veri të Mitrovicës dhe plagosjen e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiq. Të shtunën, ai është marrë në pyetje për dy orë e gjysmë nga hetuesit e Prokurorisë. -Kontroll mbi vetveten - Ndaj togerit Zoran Millkoviq, komandant i pikës kufitare në Jarinje, dhe të tjerëve që nuk kanë zbatuar urdhrat e Komandës Qendrore të Prishtinës, javën e ardhshme do të shqiptohen masa disiplinore. "Zëri" REFORMA TË THELLA NË PDK - Nënkryetari i PDK-së, Rrustem Mustafa thotë se në krim dhe korrupsion janë të zhytur edhe njerëzit e politikës Tituj të tjerë: -Analizë - Ibrahim Rugova! - Vizita në Kosovë e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair, i cili me të drejtë u quajt "hero dhe mik" është edhe një shenjë që miqtë tanë, tani të Republikës së Kosovës, jo vetëm që nuk e kanë harruar popullin dhe vendin tonë, por ata janë në "korrent" me zhvillimet aktuale: ato ndërkombëtare - si psh. -Njësi e veçantë speciale për veriun -Eksploruesja e lashtësisë - Arkeologia e parë shqiptare në Kosovë, Edi Shukriu, vazhdon të thellohet në profesionin e saj, përkundër mospërkrahjes së kësaj fushe nga institucionet -Gjermania e treta në Afrikën e Jugut. /f.n/
KOMENTE