Bukuresht, 11 korrik, NOA – Megjithë apeli e Parlamentit Europian gjatë miratimit të rezolutës për Kosovën pak ditë më parë, qeveria e Rumanisë nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me njohjen e pavarësisë.
Zyrtarë të qeverisë romune deklaruan se nuk do të njohën pavarësinë e Kosovës, pavarësisht thirrjes më të fundit të bërë nga Parlamenti Evropian.
Ministri i Jashtëm rumun, Teodor Basonski u shpreh se Rumania është duke pritur opinionin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Basonski i bëri këto deklarata gjatë vizitës në Moldavi.
NOA