English

Pjerin Ndreu, Zgjidhet Kryetar I Partise Socialiste Per Tiranen

TIRANE, 11 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- 280 anëtarë të Asamblesë së rrethit të Tiranës zgjodhën sot paradite mes dy kandidaturave, Pjerin Ndreun si kryetarin e ri të PS për rrethin e Tiranës, me 116 vota kundrejt kandidatit tjetër Bledar Doracaj që mori 39 vota. Procesi i votimit të fshehtë që u mbajt në Akademinë e Arteve zgjodhi, Ndreun, një ish-zyrtar të lartë të policisë së shtetit si drejtues të degës së partisë socialiste për kryeqytetin, i cili do të jetë automatikisht dhe anëtari i Asamblesë Kombëtare të PS-së. PS e Tiranës deri më tani ishtë drejtuar nga deputeti Besnik Bare. Në këto zgjedhje, PS ka tentuar të sjellë një frymë të rinjsh, të cilët edhe pse jo me eksperiencë drejtimi në krye të degëve lokale, janë vlerësuar për kontributet që kanë dhënë në këtë parti. Po sot, pritet të zgjidhen kryetarët e Kukësit, Pukës, e disa rretheve, ndërsa të hënën mbeten rrethet kryesore si Berati, Durrësi, Shkodra. Krerët e rinj do të drejtojnë bazën socialiste, në një periudhë të vështirë, pasi vitin tjetër do të jenë zgjedhjet e pushtetit vendor, të cilat janë të rëndësishme për PS-në, që humbi zgjedhjet parlamentare të 2009. /f.n/
KOMENTE