English

Prehje për eshtrat e 775 viktimave të Srebenicës, Meta bën homazhe

Srebenicë, 11 Korrik 2010 NOA – Ditë dhimbjeje pambarim edhe kjo e sotmja, plot 15 vjet pas masakrës së frikshme të Srebenincës kur serbët ekzekutuan vetëm për përkatësinë etnike dhe fetare mijëra njerëz të pafajshëm.

Në Srebenicë, sot u zhvillua ceremonia e varrimit të eshtrave të 775 personave të vrarë në atë masakër.

Ceremonia mblodhi shumë diplomatë mes njerëzve të thjeshtë. Atje ishte dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, raporton bashkëpuëntori i agjencisë NOA.

Z.Meta u prit nga Presidenti i Bosnjës, Haris Silajdziç.

Në ceremoni, z.Meta bëri homazhe si dhe vendosi një kurorë në përmendore.

Gjatë ceremonisë së rivarrimit të eshtrave, z.Meta është takuar dhe me familjarë të viktimave.

Po ashtu, z.Meta vizitoi ekspozitën me rastin e përkujtimit të masakrës së pashoqe të pas Luftës së Dytë Botërore.

Në ceremoni, ishin të pranishëm veç autoriteteve të Bosnjës, edhe kryeministri turk, Taip Erdogan, ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner, por edhe presidenti aktual i Serbisë, Boris Tadiç.

Në të njëjtën ditë me përkujtimin e masakrës gjenocidiale, Radovan Karaxhiç u dekorua sot në republikën serbe të Bosnjës, ndërsa ai është ende person nën gjykim.

r.n/NOA

KOMENTE