Serbi - Tadiç Kërkon Pajtimin E Kombeve Të Ish-Jugosllavisë
BEOGRAD, 11 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç kërkoi dje pajtimin e kombeve të ish-Jugosllavisë, në prag të 15-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, njoftoi agjencia serbe e lajmeve, TANJUG.
Boris Tadiç, i cili pritet të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore në Bosnje, theksoi se prania e tij do të jetë një akt pajtimi dhe një ndërtim urash mes kombeve të ish-shtetit të përbashkët jugosllav, shtoi agjencia e sipërcituar.
"Do të shkoj në Srebrenicë me shpresën e krijimit të urave të miqësisë mes kombeve në rajon'', deklaroi presidenti serb./
a.jor.