Pekin, 11 Korrik 2010 NOA - Tetëmbëdhjetë milionerë të Guangzhou City, një qytet në jug të Kinës, kanë paguar 180 mijë yen për të qenë “çmimi” i vajzave, që janë në pritje të tyre.
Një konkurrencë absolutisht origjinale e botuar nga faqja kineze Jiayuan: fitoni një milioner për t'u martuar.
Tashmë janë më shumë se 50 mijë gra të regjistruara në konkurs, por vetëm tetëmbëdhjetë prej tyre mund të fitojnë. Kërkesa themelore për mashkullin, që të jetë “princi” i mundshëm, është që të jenë në moshë dhe të kenë të paktën një llogari bankare prej 30 milionë yen.
Për të qenë pjesë e konkursit, të detyrueshme janë disa prova të tjera duke filluar nga testet fizike, ato psikologjike dhe gjithashtu ato të bukurisë dhe modës.
Aspekti fizik është me siguri një ndër faktorët më të rëndësishëm të tij.
Një skicë e përafërte cila jepet me shumë pak detaje është të qenit në moshën 38 vjeç dhe të pasurit e një karakteri të fortë.
Komentet në lidhje me këtë kanë qenë tepër entuziaste nga pjesëmarrësit ku janë shprehur tepër të lumtura për këtë garë në kërkim të princit të tyre.
r.b/NOA