Los Anxheles, 12 Korrik 2010 NOA - Pas 25 viteve të një hetimi frustrues, është bërë i mundur arrestimi i vrasësit serial në Los Anxhelos. Lonnie D. Franklin Jr, 51 vjeç, një ish-mekanik i policisë, është konsideruar përgjegjës për të paktën 11 vrasje, (10 femra dhe një mashkull) të kryera në Los Anxhelos midis viteve 1985 dhe 2007.
Ai u arrit me anë të një skice të përafërt, e krijuar në 1988 nga një i mbijetuar, me një provë balistike dhe një test të ADN-së. Vrasësi serial rrezikon dënimin me vdekje.
Sipas Los Angeles Times, ADN-ja është marrë nga një fetë pice e lënë nga Franklin. Ai do të përballet me akuzat e vrasjes së 10 femrave dhe një burri për një hark kohor nga viti 1985 deri më 2007 dhe për plagosjen dhe përdhunimin e një personi të dymbëdhjetë që ka arritur të mbijetojë, duke bërë të mundur një rindërtim të skicës së përafërt të Frankiln.
Të gjitha viktimat e tij ishin njerëz me ngjyrë, më së shumi prostituta ose narkomanë. Para se të kryente vrasjen vrasësi servil më parë i përdhunonte viktimat e tij.
ipas të dhënave të gjykatës, Franklin është dënuar dhe dy herë të tjera me akuzën e vjedhjes në vitet 1993 dhe 2003 ku si pasojë ka kaluar një vit në burg.
Fqinjët e tij janë të gjithë të shokuar për këtë ngjarje, sepse e konsideronin Franklin si një njeri të mirë, një mekanik i lagjes, që gjithmonë ishte i gatshëm të bënte punë të vogla.
Ai ishte gjithashtu dhe vullnetar i të moshuarve të zonës. Dante Combs, 27 vjeç, është rritur në shoqërinë e fëmijëve të tij.
“Me sa mund të them se e njohe nuk e besoj të ketë qenë ai. Me sa duket nuk përfundon asnjëherë në njohjen e një personi”, - tha Dante.
Ai gjithashtu shtoi se Franklin nuk ishte një ngatërrestar, por pohoi se arsyeja e arrestimit të mëparshëm ishte gjetja e një makine të vjedhur në kopshtin e tij të shtëpisë.
r.b/NOA
{youtube}XAPUkNWnfNU{/youtube}