English

Soft News - Një Lule Afrikano-Jugore Emërtohet Vuvuzela Në Nder Të Botërorit 2010

LE CAP, 11 korrik /ATSH-AFP/ - Ajo nuk të shurdhon veshët dhe nuk është plastike, vuvuzela e re afrikano-jugore nuk është gjë tjetër veçse një lule e zbuluar kohët e fundit në rajonin Cap dhe e quajtur vuvuzela në nder të Kampionatit të parë Botëror të Futbollit të zhvilluar në këtë kontinent. ''Kjo lule në formën e kurorës së verdhë i ngjan trompetës shurdhuese që u bë simbol i Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut'', sipas Institutit Kombëtar afrikano-jugor i Biodiversitetit (Sanbi). ''Duke parë lulen në formë hinke, një punonjës në pension dha idenë ta quanin vuvuzela dhe siç thuhet kjo do të bëhet pjesë e historisë'', theksoi për ''Sunday Times'' presidentja e Institutit Kombëtar afrikano-jugor i Biodiversitetit, Tanya Abrahamse. Lulja vuvuzela i përket familjes së shpatoreve por ajo është e kërcënuar nga bujqësia dhe urbanizimi./ /ec/
KOMENTE