English

Sport-Botëror/ 700 Milionë Njerëz Pritet Të Ndjekin Finalen E Botërorit

TIRANË, 11 Korrik/ ATSH- Gjergji Mima/ - Një audiencë televizive botërore prej mbi 700 milionë njerëzish pritet të shikojë finalen e Kupës së Botës ndërmjet Holandës dhe Spanjës. Kështu bëri të ditur FIFA, organi më i lartë i futbollit në botë. Sipas FIFA-s, shifrat bazohen tek audienca shumë e madhe e ndeshjes gjysmëfinale Gjermani-Spanjë, ndërkohë që SHBA-ja ka raportuar një rritje me 50% të shikuesve të Botërorit 2010, krahasuar me kampionatin e vitit 2006. "Mendoj se audienca për këtë finale do të jetë më e madhe se ajo në vitin 2006, që u ndoq nga rreth 700 milionë njerëz", tha drejtori i divizionit për televizionet në FIFA, Niclas Ericson. Sipas tij, ndeshja Gjermani-Spanjë u pa nga 32 milionë njerëz në Gjermani dhe 13.3 milionë të tjerë në Spanjë, shifra kjo më e lartë për këto vende në 5 vitet e fundit./s.s./
KOMENTE