English

Sport - Botërori - Një Titull I Dytë Kampion Bote Për Van Marwijk?

JOHANNESBURG, 11 korrik /ATSH-AFP/ - Trajneri i ekipit kombëtar holandez të futbollit, Bert van Marwijk mund të marrë titullin e dytë sot si kampion bote në rast të fitimit të ndeshjes finale kundër Spanjës, pasi shumë vite me parë e ka marrë këtë titull në "klaverjassen", një lojë mjaft popullore me letra në Holandë. Në vitin 1975, në një dyshe me babanë e tij, trajneri holandez fitoi Kampionatin Botëror të Klaverjassenit (lojë me letra e ngjashme me spathinë - shën. përkth.). "Mendoj se ai titull nuk mund të krahasohet me këtë të Johanesburgut", deklaroi Van Marwijk për një gazetar./ a.jor.
KOMENTE