English

Sulmi kamikaz, masakër në Pakistan

Pakistan, 11 Korrik NOA - Vazhdon të përkeqësohet gjithnjë e më shumë bilanci i viktimave të eksplozivit në një zonë të tregut të Yakka Ghand të agjencisë Mohmand, një zonë fisnore në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit.

Sipas raporteve të autoriteteve lokale, sulmi kamikaz i së premtes shkaktoi vdekjen e të paktën 102 njerëzve dhe mbi njëqind të plagosur.

Masakra i është atribuuar talibanëve. Sulmi, i cili mund të cilësohet si më i rëndi gjatë dy viteve të fundit, u ndërmor nga Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP), organizata kryesore talebane në luftën kundër qeverisë në Islamabad.

Në një deklaratë telefonike të dhënë për mediat, një zëdhënës pohoi se sulmi kishte si objektiv për të goditur një jirga (kuvend) të paqes e organizuar nga qeveria kundër talibanëve.

Numri i madh i viktimave u shkaktua nga fakti se një motor dhe një furgon të mbushur me eksploziv shpërthyen në një zonë të populluar, duke shkaktuar një masakër të vërtetë.

r.b/NOA

KOMENTE