English

Syd Barret : Shpirti I Lire I Rokut

ET : SHPIRTI I LIRE I ROKUT TIRANE, 11 Korrik/ATSH-Flora Nikolla/.- Një ndjeshmëri ekstreme dhe një shpirt i lirë, ndoshta mund të jenë karakteristikat për të përcaktuar Syd Barret, një artist i qënësishëm në historinë e rok-ut , pa të cilin gjithçka do të kishte qënë ndryshe. Eksplorues i botëve të panjohura në kërkim të një shprehje të lirë, shumëkush që e ka njohur 'çmëndurinë' e muzikës dhe krijimtarisë së tij, nuk ka si të mos i vijë keq që psihika e tij nuk mundi të realizonte më shumë se një grusht këngësh. Kater vite më parë, si për ironi të fatit, vetëm disa ditë më vonë shtypi njoftoi vdekjen e muzikantit i cili që kur braktisi Pink Floyd, grupin që e pagëzoi dhe i dha emër në historinë e rok-ut, shumë pak kush dinin se ç' bëhej me të. Është e Barret kënga "The Piper At The Gates Of Down", një këngë pionere në shumë kuptime. Tingujt e kësaj kënge, sikundër edhe fjalët e saj, që luajnë me situatat, krijuan një hapësirë që deri në atë moment kishte qënë e vështirë për t'u imagjinuar. Barret i mjaftoi vetëm një album për të qënë një krijues i qënësishëm dhe thelbësor si Lenon apo Hendriks, kur gjenialiteti i tij mbeti vetëm në një grusht këngësh. Më pas ai nuk mund të përqëndrohej më në artin e tij. Shokët e grupit Roger Waters, Nick Mason, Rick Wright, vendosën të gjenin një zëvëndësues për të që ishte, David Gilmour. Thonë se në vitet e fundit, Barret pikturonte (pasioni i tij i parë) kur nuk kishte idenë se çfarë ndodhte me Pink Floyd. Mbas eksperiencës së tij në grup, kur ai vuajti disa 'dështime' për shkak të shëndetit të tij mendor, Barret nuk u shfaq më në publik. Nuk arriti të bëhej një yll i rok-ut, kur ai në të vërtetë ishte i tillë. Dhe fatkeqësisht ai nuk njohu as lavdinë që shijuan ish shokët e tij. U tërhoq dhe jetoi në shtëpinë e nënës së tij, në Kejmbrixh, -u tha bile se ai jetonte në një bodrum-, dhe vetëm në ndonjë rast u pa të ecte në këmbë apo në biçikletë rreth lagjes ku jetonte. Anekdota e fundit që e bashkon atë me Floyd eshtë kur ai vizitoi ish- shokët e tij në studion e tyre, kur ata ishin duke punuar për "Wish You Were Here" ("Do të doja shumë të ishe këtu" -këngë në nder të tij ), por që edhe në këtë rast nuk mundën ta takonin sepse ai u zhduk. Në vitin 1970, kujdesi i David Gilmour bëri të mundur që Syd të rregjistronte disa këngë që ai i kishte për zemër .Por pamundësia e tij për t'u përqëndruar, bëri që të realizoheshin vetëm "The Madcap Laught" dhe "Barret". Janë këngë që nga ana akustike, kanë një manjetizëm magjik : atë të një njeriu që të dorëzon pasazhe muzikore të vështira për t'i gëlltitur ...(!)
KOMENTE