Nju Delhi, Indi 12 Korrik 2010 NOA - Postierët në Indi shumë shpejt mund të japin dorëheqjen e tyre nga biçikletat dhe kjo për shkak të rrezikshmërisë dhe do të zëvendësohen me ato të energjisë diellore.
Vendimi u morr nga Ministri i Telekomunikacionit Sachin Pilot, i cili ka filluar me një nismë të re lehtësimi për shpërndarjen e letrave dhe mbrojtjen e mjedisit.
Lajmi u raportua nga gazeta “The Hindu”. Dhjetë mot-karroca me tre rrota “soleckshaw”, u shpërndanë në Ajmer në shtetin e Rajasthan. Për momentin ky është vetëm një projekt pilot.
r.b/NOA