Bosnjë, 12 Korrik 2010 NOA - Kjo video që ju shikoni, për banorët boshnjakë është vetëm prova e fundit nga një numër i shumtë i dokumenteve dhe provave në lidhje me shfaqjen e Shën Mërisë në Medjugorje, në Bosnje dhe Hercegovinë.
{youtube}uza8da2TYas{/youtube}
Këto imazhe janë të jashtëzakonshme, të kapura me kamerën e një telefoni celular në mënyrë të rastësishme dhe dëshmojnë për praninë e një rreze drite konturet e të cilës i referohen menjëherë figurës së Shën Mërisë.
Foto tregon majën e malit të Krizevac, e cila ndriçohet nga drita e Shën Mërisë. Askush nuk ka siguruar autenticitetin e këtij imazhi, ndërsa në YouTube, video të këtij tipi janë të panumërta por pamjet që shihni janë të publikimit të fundit.
Janë të shumta debatet që janë përhapur si pasojë e saj, megjithatë nuk kanë munguar as skeptikët të cilët pohojnë për një montim të kësaj videoje.
Është një sugjerim i cili mund të jetë i vërtetë, por megjithatë qoftë e rreme qoftë një mrekulli ajo i ka shtangur të gjithë.
r.b/NOA