English

Vlorë: Mot I Qëndrueshëm, Peshkarexhat Në Gjueti

VLORË, 11 korrik/ATSH-H.Koçi/.-Moti sot në gjirin detar të Vlorës parashikohet të jetë i qëndrueshëm, me zhvillime të pakta resh dhe temperatura të stabilizuara krahasuar me ditët e fundit. Kjo do të shoqërohet edhe me kushte të favorshme lundrimi për të gjitha mjetet, ç'ka ka bërë që peshkarexhat të dalin për gjueti prej orëve të para të mëngjesit, brenda dhe jashtë gjirit detar të Vlorës, deri në një distancë prej 5 miljesh në perëndim të ishullit të Sazanit. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 31-33 gradë celsius dhe ato minimale në 18-20 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. Dy tragetet e linjës detare Vlorë-Brindisi nuk do të lundrojnë sot drejt portit italian, por për shkak të grafikut do të qëndrojnë në radë. /e.xh/
KOMENTE