English

Vuvuzelat dhe oktapodi, torturat e Botërorit 2010

Afrikë e Jugut, 12 Korrik NOA/ Rid Bulku- Oktapodi Paul së bashku me vuvuzelat, kanë qenë tortura e vërtetë e Botërorit të Afrikës së Jugut.

Një kompani në Argjentinës ka nisur një lojë nëpërmjet rrjetit të internetit, e cila ka si protagonist, tashmë tepër popullor, Paulin.

Loja është tepër e thjeshtë, shkruhet një pyetje të cilës më pas i shtohen dy përgjigje dhe më pas ajo i drejtohet Paulit.

Figura e oktapodit më të famshëm në botë lëviz majtas dhe djathtas deri sa merr vendimin se ku duhet të ndalojë.

Në qoftë se vendimi i marrë nga Paul nuk pëlqehet atëherë ai mund të goditet dhe me grushte.

r.b/NOA

KOMENTE