Tiranë, 11 korrik, NOA – Strukturat e Partisë Socialiste në kryeqytet pritet të zgjedhin sot drejtuesin e ri të partisë. Në Tiranë Kryesia e PS-së vendosi pak ditë më parë që në garë të marrin pjesë vetëm dy kandidatë, Pjerin Ndreu dhe Bledar Doracaj.
Zgjedhje e kryetarit do të bëhet nga rreth 300 anëtarët e Asamblesë Socialiste të rrethit dhe votimi pritet të nis në orën 11: 00 në Akademinë e Arteve.
Ndërkohë që dje janë zhvilluar zgjedhjet për drejtuesit e PS-së në Vlorë, Elbasan, Lushnjë, Sarandë dhe në disa qytete të tjera.
Sipas vendimit të Kryesisë së Partisë Socialiste votimet për drejtuesit e rinj do të përfundojnë në datën 12 korrik.
Në qytete si Vlorë, Pogradec dhe Lushnje nuk kanë munguar problemet mes kandidatëve që janë hequr nga gara nga Kryesia e PS.
NOA