English

Zgjedhjet në Tiranë, Doracaj: Do të vazhdoj punën e paraardhësve

Tiranë, 11 korrik, NOA - Update - Bledar Doracaj, kandidati për kryetar i Partisë Socialiste të rrethit Tiranë ka deklaruar sot se zgjedhjet brenda partisë janë dëshmie e demokracisë së brendshme.

Gjatë prezantimit të platformës së tij drejtuese, Doracaj ka vlerësuar punën e bërë nga paraardhësit në drejtimin e Partisë Socialiste të Tiranës. Ai është ndalur në objektivat kryesor të PS-së në Tiranë, që sipas tij, kanë të bëjnë me fuqizimin e strukturave dhe me rritjen e bazës socialiste në këtë qytet.

Në prezantimin e aktiviteti të tij politik, Doracaj është ndalur në faktin se është anëtarësuar në Partinë Socialiste në moshën 16 vjeçare.

Nga ana tjetër, ai ka theksuar se është larguar nga puna në vitin 2007 nga qeveria e Kryeministrit Sali Berisha.

Doracaj kandidon në Tiranë përballë Pjerin Ndreut për postin e Kryetarit të PS-së së rrethit.

Zgjedhjet po zhvillohen sot në ambientet e Akademisë së Arteve në kryeqytet dhe rezultatet e votave të 280 anëtarëve të asamblesë pritet të dalin pasditen e sotme.

NOA

KOMENTE