English

Afganistan - Ojq: Lufta Po Përkeqësohet Pavarësisht Përpjekjeve Amerikane

KABUL, 12 korrik /ATSH-AFP/ - Lufta në Afganistan është përkeqësuar këtë vit me një numër të civilësh të vdekur që vazhdon të rritet pavarësisht 30 000 ushtarëve shtesë të dërguar në vend nga presidenti amerikan, Barack Obama, nënvizohej sot në një raport të një OJQ-je afgane, e specializuar për të drejtat e njeriut. ''Numri i civilëve të vrarë në incidentet e lidhura me konfliktit është rritur lehtë gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2010 me 1 074 të vdekur nga 1 059 të vdekur gjatë të njëjtës periudhë në 2009'', sipas Afghanistan Rights Monitor (ARM)./ /ec/ a.jor.
KOMENTE