Afrikë e Jugut, 12 Korrik NOA - Pas takimit të fundit të Komitetit Organizator në Johanesburg, presidenti i FIFA-s Joseph Blater, ka shprehur favorizimin e tij në lidhje me organizimin e Botërorit.
“Afrika mund të ndihet krenare që ka pritur Kupën e Botës në Afrikën e Jugut. Futbolli afrikan mund të jetë krenar: presidenti i saj Issa Hayatou, kryetari i Komitetit Organizativ lokale, Irvin Khoza, dhe drejtori Danny Jordaan bënë me të vërtetë një punë të shkëlqyer. Kemi arritur ende në fund të këtij evenimenti dhe mund të them se jam tepër i lumtur për mbarëvajtjen e Botërorit”, - deklaroi Blater.
r.b/NOA