English

ALUIZNI:Gati dokumentacioni për legalizimin e ndërtimeve pa leje të 102 familjeve në kryeqytet

Tiranë, 12 korrik, NOA - Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor për 102 familje që posedojnë dhe kanë vetëdeklaruar për qëllim legalizimi shtesat pa leje, të ndërtuara nga ata vetë në objektet me leje në qytetin e Tiranës.

Ky dokumentacion bën fjalë kryesisht për legalizimin e ndërtimeve pa leje në njësitë bashkiake nr.5, 7 dhe 10 të kryeqytetit.

ALUIZNI bën me dije që personat e kësaj liste, të paraqiten pranë Drejtorisë Qëndrore të ALUIZNI-t, që ndodhet në Rrugën “Skënder Kosturi”, pranë ish Institutit të Perimeve dhe Patates, për të tërhequr formularët e pagesave për shlyerjen e detyrimeve financiare të objekteve korresponduese me qëllim, procedimin më tej me legalizimin e këtyre objekteve dhe regjistrimin e tyre.

Ndërsa personat, të cilëve u janë dorëzuar faturat e pagesave duhet të paraqesin vërtetimin për likujdimin e këtyre faturave, pra akt-pagesat origjinale të bankave ku ata kanë kryer pagesat.

mit/NOA
KOMENTE