Tiranë, 12 korrik, NOA – Ndërsa shteti u dorëzua tërësisht në vitin 1997, dhe armët u morën lirisht nga kushdo, të rinj e të vjetër, sot nuk është çudi të arrestohet ndokush pse mban një armë pa leje.
Por, kur më së shumti mbahen nga të rinjtë kjo ngre një pikëpyetje të rëndësishme, për zhvillimin e tyre në të ardhmen.
Vetëm dy ditë më parë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, arrestuan një 23 vjeçar nga Tirana.
Klodian Enver Kulla, banor në rrugën “Hoxha Tahsim”, u vu në prangat e policisë rreth orës 21.30, ndërsa qarkullonte me një pistoletë tip “TT”, me tre krëhër me 21 copë fishekë, të cilat i posedonte pa leje.
Të gjitha këto u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
23 vjeçari Klodian Kulla po ndiqet tashmë nga prokuroria mbi akuzën e trafikimit të armëve dhe municioneve.
mit/NOA