Axhenda, 12 Korrik-Atsh
Ora 10.00 - Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në ceremoninë lokale per Çmimin UN Public Service Award per APP në Hotel "Sheraton".
KUVEND:
Ora 10.00 - Komisioni i ligjeve shqyrton relacionin për dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin e Vexhi Muçmataj anëtar i Gjykatës së Lartë.
Ora 10.00 -Komisioni i Ekonomisë shqyrton p/ligjin "Për disa ndryshime në ligjin "Për buxhetin e vitit 2010", me praninë e ministrit të Financave Ridvan Bode.
Ora 11.00 - Komisioni i Jashtëm zhvillon një seancë dëgjimore me të propozuarin për Ambasador të Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, Spiro Koçi dhe me të propozuarin për Ambasador të Shqipërisë në Uashington resident dhe në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë dhe në Republikën Domenikane, jorezident, Gilbert Galanxhi.
Ora 11.00 komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë do të diskutojë rreth temës në lidhje me "Sistemi i edukimit të vazhdueshëm, funksionimi aktual i tij dhe projektet për zhvillimin e tij të mëtejshëm", me praninë e Ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili.
Ora 11:- Presidenti Bamir Topi dekoron mjekun Spiro Qirko;
Ora 12.00- Ambasadori i Belgjikes, Z Marc Michielsen prezanton programin e Presidences Belge te BE ne një konference ku merr pjesë shefi i Delegacionit te KE-së, Helmuth Lohan ne Qendren e Informimit të Bashkimit Evropian (tek ish-Blloku).
KOSOVË:
Ora 10:00 - Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën të veçantë plenare me të vetmen pikë të rendit të ditës: Fjalimi vjetor i Presidentit të Republikës së Kosovës.
Ora 11:00 - Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në rend dite pesë projektligje.
Ora 11:00 Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) fillon aksionin e parë të deminimit humanitar në fshatin Milaj në zonën kufitare me Shqipërinë./n.m/