English

Axhenda Ndërkombëtare 12 Korrik 2010

------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- JOHANESBURG/MADRID/AMSTERDAM - Përfundon Kampionati Botëror i Futbollit, Afrika e Jugut 2010 me një sukses të madh të kompeticionit të parë të një evenimenti të tillë të organizuar në kontinent, që parashikon të presë edhe Lojërat e ardhshme Olimpike. - EVROPË - Kthimi i mirëpritur i ekipeve të Spanjës dhe Holandës pas fitores së spanjollëve me rezultatin (1-0 ), të cilët fituan Kupën e parë të Botës. Fituesit dhe humbësit do të priten si heronj në vendet e tyre me festime. - Konferencë shtypi e presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter dhe Danny Jordaan, përfaqësues i komitetit lokal të organizimit të Botërorit. - Konferencë shtypi e presidentit afrikano-jugor, Jacob Zuma. KAMPALA - Një atentat i dyfishtë në Kampala që goditi dy restorante dje në mbrëmje shkaktoi të paktën 64 të vdekur dhe 65 të plagosur, njoftoi sot një zëdhënës i policisë ugandeze. TË TJERA -------------- NJU-ORLINS - Ndjekje e luftës kundër ndotjes nga nafta në Gjirin e Meksikës. Zonja e parë amerikane, Michelle Obama shkon në Panama City për t'u takuar me përfaqësues lokalë të ngarkuar për luftën kundër ndotjes nga nafta që ka prekur Gjirin e Meksikës. JERUSALEM - Monitorimi i projektit libian për të thyer bllokadën izraelite vendosur në Rripin e Gazës PORT-O-PRINC - Ceremoni përkujtimore para pallatit presidencial haitian, gjashtë muaj pas tërmetit që shkaktoi 250 000 të vdekur. MOGADISHO - Ndjekje e situatës në Somali, ku të paktën 16 persona u vranë gjatë përleshjeve mes somalezëve dhe forcave etiopiane në El-Dibir. UASHINGTON - Presidenti i Rezervës Federale amerikane, Ben Bernanke mban një fjalim mbi kreditet e ndërmarrjeve të vogla. TUNIZI - Vizitë zyrtare e presidentit sirian, Bachar Al-Assad. KANSAS CITY (SHBA) - Michelle Obama mban një fjalim me rastin e konventës kombëtare NAACP, Organizata kryesore e Mbrojtjes të të Drejtave Civile të njerëzve me gjyrë amerikan./ /ec/ a.jor.
KOMENTE