English

Ban Ki-Moon Dënon Atentatin E Dyfishtë Në Ugandë

NJU JORK, 12 korrik /ATSH-ANSA/ - Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, dënoi sot atentatin e dyfishtë që shkaktoi dje më shumë se 70 të vdekur në Kampala, Ugandë. Përgjegjësinë e atentatit e morën fondamentalistët islamikë. Në një deklaratë të shpërndarë sot në Pallatin e Qelqtë, Ban deklaroi se shpresonte që autorët të arrestoheshin dhe të dilnin para drejtësisë. /e.v/
KOMENTE