Bettencourt - Sarkozy Kundërshton Akuzat
PARIS, 12 korrik /ATSH-ANSA/ - Nicolas Sarkozy i kundërshtoi sot akuzat për marrjen e parave nga familja Bettencourt gjatë një fjalimi të drejtpërdrejtë në televizion. "Është turp", deklaroi presidenti duke theksuar se është i përgatitur për një skandal të këtij lloji "sepse jam zgjedhur për të zgjidhur problemet e Francës, dhe kjo bëhet nëpërmjet reformave, përfshi atë të pensioneve". "Reformat nuk i pëlqejnë të gjithëve", deklaroi Sarkozy.
"Në shtyp kam lexuar dëshmitë e shërbëtorit të Bettencourt. Jo unë, por ai deklaroi se në 17 vjet e ka parë Sarkozinë në shtëpinë Bettencourt për dy ose tre herë me raste drekash në të cilat merrnin pjesë edhe personalitete të tjera. A më imagjinoni duke marrë para". deklaroi presidenti.
"I ftojë të gjithë të gjejnë arsyetimin dhe të merren me problemet e vërteta të Francës", shtoi presidenti.
/e.v/