Tiranë, 12 Korrik, NOA – Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka prezantuar në mbledhjen e sotme të komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat, projektin e rishikimit të buxhetit 2010.
Ai pohoi se vetëm për investimet publike janë parashikuar që të bëhen 20 miliardë lekë shkurtime.
Vetëm pak ditë më parë, këto shpenzime janë miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku sipas argumentimit të bërë nga kryeministri Berisha gjatë saj, këto shkurtime diktohen nga vendimi ynë i prerë për të ulur deficitin buxhetor dhe për të mos lejuar rritjen e borxhit.
“Këto shkurtime janë absolutisht të domosdoshme, në mënyrë që të përballemi me sukses me këtë mjegullnajë financiare dhe ekonomike që ka pushtuar një pjesë të gjerë të kontinentit”, tha ai në lidhje me një fakt të tillë.
Fakt ky që është mbrojtur edhe nga ministri i Financave, Ridvan Bode, gjatë raportimit të tij në mbledhjen e sotme të komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat.
n.e/NOA