Durres: Keshilli Bashkiak, Fond Per Riparimin E Bibliotekes
DURRES, 12 Korrik/ATSH, Gëzim Kabashi/- Biblioteka e Durrësit do t'i nënshtrohet rehabilitimit të pjesësshëm pasi Këshilli bashkiak i Durrësit miratoi shumën prej 1 milion lekë për riparimet në godinën e amortizuar të biblikotekës.
Dy muaj më parë tavanet e ndërtesës nisën të dëmtoheshin për shkak të lagështirës duke rrezikuar deri dhe jetën e lexuesve. Kushtet në të cilat ruhen librat në bibliotekë nuk përmbushin asnjë kriter edhe pse në fondet e saj ka më shumë se 250 mijë tituj librash dhe koleksione periodikësh.
Biblioteka e Durrësit, që administrohet nga Bashkia, ndodhet në të njejtën banesë private, ku u themelua më 10 shtator, 1945.
Megjithëse godina i është rikthyer formalisht ish-pronarëve, Durrësi me një popullsi prej 206 mijë banorë vazhdon të ketë të njejtën bibliotekë publike, si në kohën kur numëronte vetëm 12 mijë banorë./n.m/