Durres: Kushte Te Mira Atmosferike, Lundrim Normal I Anijeve Dhe Motopeshkatoreve
DURRES, 12 korrik /ATSH-Gezim Kabashi/. - Sot ne rajonin detar te Durresit do te mbizoteroje moti i qendrueshem, ndersa kushtet detare te favorshme mundesojne lundrimin normal te trageteve, anijeve dhe motopeshkatoreve, bene te ditur per ATSH-ne burime zyrtare nga kapiteneria e portit.
Tragetet e linjes Bari-Durres, qe kane lundruar gjate nates, do te kene vonesa te vogla, per shkak te numrit te madh te udhetareve qe nisen per pushimet e veres drejt vendit tone. Perpunimi i anijeve tregtare ne kalatat e portit ka filluar qe ne oret e para te mengjesit.
Mbi 35 motopeshkatore jane nisur ne gjueti nga grykederdhja e lumit Seman deri ne ate te Bunes ne veri, u shprehen burimet e kapitenerise.
Era sot do te fryje e lehte nga veriperendimi, ndersa temperaturat e ajrit do te kalojne kuotat e 30 gradeve celsius. /a.ke/