English

Ekon - Greqia: Rënie E Deficitit Me 46 Për Qind Tremujorin E Parë Të Vitit

ATHINË, 12 korrik /ATSH-AFP/ - Deficiti buxhetor grek ka arritur një rënie shumë prej 9 645 miliardë euro në tremujorin e parë të vitit 2010, "sipas të dhënave paraprake të disponueshme", një ulje vjetore prej 46 për qind, duke tejkaluar objektivin e përcaktuar nga plani i shpëtimit ekonomik për financat greke, njoftoi sot Ministria greke e Financave. ''Plani grek, i miratuar në këmbim të ''shpëtimit financiar'' të vendit nga zona euro dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, (FMN), parashikonte një reduktim prej 39.5 për qind të deficitit publik për vitin 2010'', theksonte ministria në deklaratën e saj. Këto rezultate "janë rrjedhojë e uljes së shpenzimeve", me 12.8 për qind gjatë tremujorit të parë vjetor për arritjen e një objektivi vjetor prej 5.5 për qind dhe nga shtimi i të ardhurave, me 7.2 për qind përgjatë të njëjtës periudhë. Ky shtim i të ardhurave, më i ulët se pritshmëritë e grekëve ndërkohë që objektivi vjetor është +13.7 për qind "nuk reflekton totalisht të gjitha masat fiskale" të ndërmarra nga qeveria për vitin 2010, theksonte ministria./ /i.p/
KOMENTE