Fayman: Progresi I Kroacisë Drejt Anëtarësimit Në Be Model Për Ballkanin
ZAGREB, 12 korrik /ATSH-AFP/ - Progresi i Kroacisë drejt Bashkimit Evropian, ku Zagrebi pret një anëtarësim të plotë në vitin 2012, hap perspektivat e anëtarësimit për të gjitha vendet e Ballkanit, deklaroi sot kancelari austriak, Werner Faymann.
"Progresi i Kroacisë në negociatat e anëtarësimit në BE, përbën një model për të gjithë rajonin", deklaroi Faymann për shtypin në Zagreb.
"Ky proces vëzhgohet dhe ndiqet me shumë kujdes nga të gjitha vendet e rajonit, sepse hap perspektivat e anëtarësimit për të gjitha vendet e tjera", u shpreh kancelari pas një takimi me kryeministren kroate, Jadranka Kosor.
Kjo e fundit deklaroi se përfundimi i negociatave të anëtarësimit përbën "një mesazh të fortë të drejtuar vendeve fqinje"./
/i.p/