LEXONI: TRISHTIMI PERFSHIN GLOBIN PER MBYLJEN E BOTERORIT
Madrid, 12 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku - Është ende, festë e madhe në Spanjë dhe kjo për fitoren e Kampionatit Botëror të Afrikës së Jugut 2010. Askush nuk fle, është një ditë lavdie dhe feste në të gjithë vendin.
Madridi është rrethuar nga vala e kuqe në shtatoren e Cibele. Nuk ka asnjë vend në këtë qytet i cili të mos jetë i populluar nga tifozët e Spanjës të cilët kanë festuar këtë fitore historike për to.
Edhe në Barcelonë, nuk kanë munguar fishekzjarrët, birrat, makinat dhe të bariturat përgjatë gjithë kohës. Kjo atmosferë e gëzueshme duhet thënë se është e njëjtë në të gjithë vendin: në Valencia, Sevilje, Vigo, Burgos dhe Tenerife.
Festimi arrit kulmin në momentin kur portieri Iker Casillas ngriti trofeun e shumëpritur.
Të bërtitura, lot dhe gëzim vazhdojnë të jenë të pranishme në çdo qytet dhe kjo për një fitore që pritej nga 28 gushti i vitit 1920, datë kur Spanja zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare të saj.
Tani që “Furitë e Kuqe” janë bërë ekipi i tretë që kanë fituar si Kampionatin Evropian dhe atë Botëror radhazi, (pas Francë dhe ish-Gjermanisë Perëndimore) festimet vazhdojnë të jenë të jashtëzakonshme në këtë vend.
Vetë kryeministri Hoze Luis Zapatero pohoi se lumturia dhe gëzimi që i ofroi kjo fitore ishte e papërshkrueshme dhe diçka e tillë ka kthyer besimin në vend, ku kjo pas krizës ekonomike.
“Ishte një lojë grupi, e kam vuajtur si asnjëherë tjetër këtë ndeshje”, - tha ai në një intervistë për radion Cadena Ser.
r.b/NOA