Gramsh: Plagosin Rende Nje Shtetas, Policia Ne Kerkim Te Autoreve
GRAMSH, 12 Korrik /ATSH- Miranda Sadiku/ - Dy shtetas nga qyteti i Gramshit janë shpallur në kërkim policor, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, plagosën rëndë bashkëmoshatarin e tyre.
Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se "janë shpallur në kërkim shtetasit Ermal Kotorri, 23 vjec dhe Elton Kamberi, 21 vjec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, goditën disa herë me mjete të ftohta (thikë) shtetasin me iniciale E.Z, 21 vjec, me banim në rrethin e Gramshit".
Mësohet se 21-vjecari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ndersa policia po punon për kapjen e autorëve. /a.ke/