English

Itali - Policia Sekuestron 1,3 Miliardë Euro Pasuri Të Mafias

ROMË, 12 korrik /ATSH-AFP/ - Policia italiane sekustroi sot pasuri që arrinin vlerën e 1,3 miliardë eurove në kuadër të dy operacioneve të ndërmarra kundër mafias në jug të vendit, njoftoi agjencia e lajmeve ANSA. Drejtoria Antimafia e Napolit urdhëroi sekuestrimin e ndërmarrjeve, komplekseve turistike, apartamenteve dhe terreneve që arrinin vlerën e rreth një miliardë eurove dhe lëshoi 17 mandate arresti në kuadër të një operacioni kundër klanit Casalesi, konsideruar si më të rrezikshmit e Camorra-s, mafia napolitane, sipas të njëjtit burim./ /ec/ a.jor.
KOMENTE