English

Izrael - Flotilja - Komisioni Hetimor Nxjerr Në Pah Disa Gabime

JERUSALEM, 12 korrik /ATSH-ANSA/ - Komisioni hetimor ushtarak i drejtuar nga gjenerali izraelit Giora Eiland, për ndërhyrjen e marinës kundër një anije turke me aktivistë filopalestinezë më 31 maj në Rripin e Gazës, vendosi se "kishte gabime, por jo dështime", në nivel operacional, mbi të gjitha në nivelet më të larta. Komisioni i kritikoi forcat e armatosura për mospërgatitjen e planeve alternative, në rastet e ndonjë rezistence të dhunshme, dhe vendosi se shërbimi sekret ushtarak gaboi për mosklasifikimin si "terroriste" të OJQ-së turke "IHH", që organizoi flotiljen e anijeve me ndihma, duke mos mbledhur informacionin e duhur për të. Raporti, me rreth njëqind faqe, iu dorëzua mëngjesin e sotëm ministrit të Mbrojtjes Ehud Barak dhe kreut të Shtabit të Përgjithshëm, Gaby Ashkenazi. /e.v/
KOMENTE