English

Java IX e Kinemasë Spanjolle, “Europa në ekran” shfaqet në Berat

Berat, 12 Korrik, NOA – Ambasada e Spanjës paraqet Javën e IX të Kinemasë Spanjolle “Europa në ekran”, e cila do të zhvillohet gjatë datave 12-16 korrik në sheshin e Bibliotekës Publike të Beratit.

E ndërmarrë në kuadrin e programacionit kulturor të mbylljes së Presidencës Spanjolle të Bashkimit Evropian E-së dhe duke qenë një nga transmetuesit më të mirë të kulturës në shprehjen e saj shumëfishe, Java IX e Kinemasë Spanjolle, do të realizohet me projektimin e një seri filmash spanjollë të realizuar në bashkëpunim me vende të BE-së si Portogalia, Gjermania apo Franca.

Ato do të tregojnë ndryshimet dhe sfidat që si Spanja ashtu edhe Europa ka përballuar në 50 vitet e fundit dhe me pesë portete që reflektojnë aspekte të ndryshme të shoqërisë evropiane, sipas vështrimit të kinemasë spanjolle.

Ndërkaq, në ceremoninë e inaugurimit të sotëm të kësaj jave do të marrë pjesë ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobbio, me projektimin e filmit “Një frankë, 14 peseta” (2006) me regji të Carlos Iglesias.

Filmi vendoset në Spanjën e vitit 1960, kur dy miq, Martín dhe Marcos, nisen për në Zvicër në kërkim të një pune.

Lënë familjet në Spanjë dhe shkojnë drejt një jete të re në Europën e progresit dhe të lirive. Atje do të zbulojnë një mentalitet shumë të ndryshëm me të cilën duhet të adaptohen duke punuar si mekanikë në një fabrikë të një fshati të vogël industrial.

Me mbërritjen e Pilarit, gruaja së Martinit dhe të djalit të tyre Pablo, si dhe të M. Carmen, që është e fejuara e Markos, përfundon jeta e burrave beqarë, që ata bënin në atë vend plot liri.

Puna vazhdon përditë për Pilarin dhe Martinón, ndërsa djali fillon të shkojë në shkollë e të integrohet.

Me vdekjen e babait të Marinit, mendojnë se atë që kishin kërkuar e kishin arritur tashmë dhe vendosin të kthehen. Për çudi të tyre, do të jete më i vështirë kthimi se sa shkuarja.

n.e/NOA

KOMENTE