Kili - Një Tërmet 6,2 Ballë Rihter Godet Verilindjen E Vendit
SANTIAGO, 12 korrik /ATSH-AFP/ - Një tërmet me magnitudë 6,2 ballë të shkallës Rihter goditi dje në mbrëmje verilindjen e Kilit, në rajonin e Antofagastas, njoftoi Instituti Gjeofizik Amerikan (USGS).
Epiqendra e tërmetit u lokalizua 91,3 kilometra në thellësi, rreth 80 kilometra në verilindje të qytetit Kalama.
Më 27 shkurt Kili u trondit nga një tërmet me magnitudë 8,8 ballë të shkallës Rihter, që shkaktoi vdekjen e 521 personave dhe 30 miliardë dollarë dëme materiale./
a.jor.