English

Konfindustria: Loja e shtetit me TVSH po sjell vetëmbyllje dhe faliment të sforcuar

Tiranë, 12 Korrik 2010 NOA/ Rajmonda Lajthia - Konfindustria, duke marre shkak nga debatet e nisura nga Ministria e Financave per uljen e pragut te perfshirjes se bizneseve ne skemen e pageses se “TVSh” (tatimit te vleres se shtuar) nga 5 milionë ne 3 milionë leke te ardhura vjetore, shpreh qendrimin e saj zyrtar, duke vlerësuar se kemi te bejme me vazhdimin e masave te paplota te ekzekutivit per disiplinimin e rrjedhjeve financiare ne sistemin fiskal te vendit.

“Pasojat nga veprime te tilla rrezikojne jo vetem mosarritjen e qëllimit të mirë të uljes sëe evazionit fiskal, por njekohesisht sherbejne edhe si mundesi e shtuar per rritjen e shkalles se korrupsionit dhe subjektivizmit nga ana e institucioneve tatimore zbatuese”, - deklaroi për agjencinë NOA, Gjergj Buxhuku, Administrator i Pergjithshem i Konfindustria.

Ai pohon se pasoja e uljes se re te pragut te TVSH nga 8 milionë ne 5 milionë leke ne fillim te vitit financiar 2010 mbeshtetur në të dhenat, qe kane ardhur prane Konfindustrise tregojne, se eshte rritur shkalla e veshtiresise në lëshimin e faturave fiskale nga bizneset e vogla per biznesin e madh.

“Arsyeja eshte se bizneset e vogla kerkonin te qendrojne nen pragun e shpallur prej 5 milion lek/vit, duke krijuar mundesi shmangie shtese prej 3 milion lek/vit ne vlere fature për çdo biznes, qe ne shkalle vendi zë peshë mjaft të madhe financiare”, - thotë z. Buxhuku.

Dukuria në fjalë është shoqeruar dhe me vetëmbyllje ose falimentin të sforcuar të mjaft subjekteve tregtare/biznes i vogel, me qellim vazhdimin e punes si subjekte te reja te pakontrolluara me pare nga institucionet fiskale.

E njejta dukuri me permasa edhe me shqetësuese, - paralajmëron Buxhuku, - ka shume mundesi te shfaqet edhe per ndryshimin e ri te pragut te perfshirjes ne skemen e TVSH nga 5 milionë në 3 milionë leke te ardhura vjetore.

Buxhuku kujton edhe faktin se Konfindustria me kohe i ka paraqitur zyrtarisht Qeverise Shqiptare variantin e saj per menyren e perfshirjes ne skemen e TVSH per bizneset. Propozimi i Konfindustrise mbeshtet ne arsyetimin se përfshirja ne skemen e TVSH te mos vazhdoje te behet bazuar ne pragun e xhiron vjetore sikunder ndodh deri me sot, por te jete e detyrueshme per te gjithe subjektet ku do te vendosen “kasa fiskale” dhe perjashtim mund te bejne perkohesisht vetem kategoria e biznesit te “tregtareve ambulante.

r.n/NOA

KOMENTE